26 Dhjetor 2024

Elizabeth Warren zyrtarizon kandidaturën për presidente

Washington, 10 shkurt - Senatorja demokrate Elizabeth Warren e bëri zyrtare sot kandidaturën e saj për presidente të Shteteve të Bashkuara në qytetin Lawrence, të shtetit Masaçusets, të njohur për popullsinë e tij të klasës punëtore.

Tematika e fushatës së saj duket tashmë se bazohet në thirrjen populiste për të luftuar pabarazinë ekonomike dhe për të ndërtuar “një Amerikë që funksionon për të gjithë”.

Senatorja Warren bëri një thirrje të fortë për ndryshim, duke denoncuar “tkurrjen e klasës së mesme” që ka lënë amerikanët të shtypur me “shumë pak llogaridhënie për të pasurit dhe shumë pak mundësi për të gjithë të tjerët”.

Ajo dhe mbështetësit e saj shpresojnë se ky mesazh do ta spikasë atë në një kamp të mbingarkuar kandidatësh demokratë, si dhe do ta ndihmojë të lërë pas debatin rreth pretendimeve që pati bërë për origjinën e saj nga indianët e Amerikës.

Senatorja Warren shmangu sulmet direkte ndaj Presidentit Donald Trump, ndërsa ndërthuri në fjalën e saj përqasje ndaj çështjeve politike, si një sistem kujdesi shëndetësor për të gjithë, apo eliminimin e “lobizmit të Uashingtonit në formën që ekziston tani”.

Masaçusets është shteti i saj dhe Senatorja Warren e shpalli kandidaturën në një zonë industriale, ku 100 vjet më parë punëtorët e fabrikave filluan grevën e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)