12 Janar 2025

El Salvador njeh Republikën e Kosovës

San Salvador, 29 qershor - Burime brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme, kanë thënë se ky vend tashmë ka marr vendim për këtë njohje, dhe se MPB-ja, ka marr konfirmimin nga Ambasada e këtij shteti në OKB.

El Salvadori, notën verbale për këtë njohje, pritet ta sjell në Prishtinë, gjatë ditës së hënë. Shteti i fundit që ka njohur Kosovën ishte Egjipti. El Salvadori, kush dhe ku është?

El alvadori është shteti më i vogël dhe me dendësinë më të madhe të popullsisë në Amerikën Qendrore. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh i vendit është San Salvadori.

Santa Ana dhe San Miguel janë gjithashtu qendra të rëndësishme kulturore dhe tregëtare në vend dhe në të gjithë Amerikën Qendrore.

Salvadori ka dalje në  Oqeanin Paqësor në perëndim, me Guatemalën kufizohet në veri dhe Hondurasin në lindje. Rajoni lindor i tij shtrihet në bregun e Gjirit të Fonsekës, përballë Nikaraguas.

Për shkak të trazirave të brendshme, luftës së gjatë  civile dhe fatkeqësitve të shumta  natyrore, ekonomia është e dobët  Salvadori dhe ngadal po pëermirësohet.

Falë ndihmës së huaj dhe asistencës së  emigrantëve të cilët gjatë luftës kishin braktisur vendin, situata është  po përmirësohet, eksporti është në rritje dhe inflacioni në vitet e fundit është duke u  reduktuar..

Në 2011, Salvadori kishte një popullsi prej rreth 6.251.495 banorësh, të përbërë kryesisht nga Mestik.

Pra shumica dërrmuese e popullsisë, rreth 90% janë pasardhës të përzier të indianëve amerikan dhe spanjollëve dmth mestik .  Indianër shumë pak i kan ruajtur zakonet dhe traditat e tyre. Në aspektin fetarë, shumica e tyre janë katolikë,  ndërsa protestantët  janë  në rritje.

Vlerësimet për vitin 2005 thuhet se ka  6.880.000 banorë, nga të cilat Salvadorian etnike (jo-romane) janë   6 221 000, pjesën  tjetër e përbëjnë  të paktën 10 grupe etnike, të cilat janë:-Pipil- indianët (264,000);-Lencë- indianët (39,000), anglo-amerikanët (13,000); Kekç-indianët (13,000), gjermanët(7100); Pokomam-indianët (6,200), kinezë (1,700), arabë (1300); hebrenjë (700), turq  (500).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)