10 Janar 2025

Eksperti i OKB-së për persona të zhvendosur riviziton Serbinë dhe Kosovën

Gjenevë, 8 shtator - Raportuesi Special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut të personave të zhvendosur brenda vendit, Chaloka Beyani, do të vizitojë Serbinë dhe Kosovën prej 11 deri më 15 shtator 2016 për të vlerësuar gjendjen e të drejtave të njeriut të personave të zhvendosur brenda vendit (PZHBV).

Ai do t’i ripërcjellë rekomandimet e bëra në raportin e tij më 2013** për Këshillin e OKB-së për të Drejta të Njeriut.

“Shumë vite pas valës së parë të zhvendosjes, PZHBV-të vazhdojnë të përballen me probleme rreth qasjes në tokë, banim, pronë, dhe mundësive për zgjidhje afatgjate,” tha Z. Beyani, duke rikujtuar vizitën e tij të mëhershme në Serbi dhe Kosovë.

“Gjatë vizitës time, do ta shqyrtoj përparimin e bërë në mbrojtjen dhe asistencën ndaj të gjithë PZHBV-së. Njëkohësisht do t’i shqyrtoj të gjitha opcionet e mundshme për të arritur zgjidhje afatgjata për PZHBV-të,” shtoi Beyani.

Gjatë vizitës së tij pesëditore, Beyani do të takohet me autoritetet përkatëse, organizatat e shoqërisë civile dhe partnerët e OKB-së, mes tjerëve. Ai do ta vizitojë Beogradin dhe Prishtinën, dhe do të konsultohet drejtpërdrejtë me PZHBV-të dhe komunitetet pranuese nëpër vendbanime të ndryshme.

Në përfundim të vizitës, Beyani do të lëshojë një deklaratë me gjetjet e tij.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)