Eklips në mes të Oqeanit Paqësor
Johanesburg, 12 korrik - Dita e dielë ka dhuruar një një spektakël të vërtetë dhe unik në mesin e Paqësorit.
Një eklips diellor ka kaluar në Ishullin e Pashkëve, i njohur gjithashtu si Rapa Nui: Vendi i Moai.
Nata e plotë ka rënë duke nisur nga ora 13:30:54 (ora lokale) në Oqean për pesë minuta dhe 20 sekonda.
Pesë minuta të gjatë errësire në Rapa Nui, 3.600 km larg nga brigjet e Kilit dhe 4 mijë km nga Tahiti.
Eklipsi në Paqësor përkoi me minutat e fundit të finales së sotme të Kampionatit Botëror të Futbollit në Afrikën e Jugut ku u ndeshen skuadrat e Holandës dhe Spanjës dhe fituese doli ekipi iberik.