Egjiptianët protestojnë kundër kushteve të vështira të jetesës
Kajro, 21 korrik - Në vazhdim të protestave të qytetarëve egjiptianë kundërt kushteve të vështira të jetesës, është organizuar edhe një protestë në veri të Egjiptit.
Mijëra qytetarë të provincës Al-Gharbija në veri të Egjiptit kanë marrë pjesë në një tubim protestues për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj gjendjes së vështirë ekonomike si dhe ndaj kushteve të rënda të jetesës.
Të pranishmit në këtë protestë në sloganet e tyre, kanë kritikuar qeverinë egjiptiane për neglizhencë ndaj kontrollit të çmimeve si dhe ndaj shtresës së varfër e cila nuk ka qasje në shfrytëzimin e shërbimeve elementare siç është energjia elektrike.
Vlen të theksohet se Programi Ushqimor Botëror ka njoftuar se 48% e qytetarëve egjiptianë në vitin 2011 jetonin nën nivelin e varfërisë dhe kjo shifër vazhdon të rritet edhe më shumë. Sipas statistikave më të fundit që janë publikuar në lidhje me ekonominë e Egjiptit, deficiti buxhetor i Egjiptit është rritur në mbi 30 miliardë dollarë.
Mesatarja e borxhit publik të qeverisë së Egjiptit, duke përfshirë borxhin e brendshëm dhe të jashtëm, është rritur në nivel të lartë. Borxhi i jashtëm i këtij shteti ka arritur në 44 miliardë dollarë. Vlen të theksohet se 12 milionë persona nga popullsia e Egjiptit janë të papunë.
Abdulfetah Al-Sisi përveç se duhet të mendojë masa urgjente për të ulur nivelin e lartë të papunësisë, zhdukjen e varfërisë së ashpër dhe zbutjen e deficitit të lartë buxhetor, gjithashtu duhet marrë masa për zgjidhjen e një problemi tjetër që lidhet me ekonominë e Egjiptit, do të thotë pjesëmarrjen e lartë e gjeneralëve ushtarakë në ekonominë e Egjiptit.
Gjeneralët ushtarakë të Egjiptit të cilët bëjnë pjesë në mesin e njerëzve më të fuqishëm të këtij vendi, kanë në dispozicion 40% të ekonomisë egjiptiane.
Neglizhenca e sistemit gjyqësor dhe juridik konsiderohet një prej pengesave kryesore për rikthimin e pasurive publike të Egjiptit që janë plaçkitur nga regjimi diktator i rrëzuar. Sistemi gjyqësor i Egjiptit deri më tani kurrë nuk ka marrë ndonjë vendim të qartë dhe të prerë për rikthimin e pasurive të cilat i kanë transferuar jashtë shtetit funksionarët e ish-regjimit diktator.
Nëse do të merret një vendim i tillë, atëherë do të krijohen kushtet e përshtatshme për kthimin e pasurive publike të Egjiptit që janë depozituara jashtë vendit. Shuma e pasurive të depozituara në mënyrë të paligjshme jashtë shtetit përllogaritet deri në tri trilion dollarë.
Abdulfetah Al-Sisi, president i Egjiptit, për të parandaluar falimentimin e plotë të ekonomisë, ka filluar të zbatojë politikat e kursimit ekonomik dhe ka hequr suficitin nga produktet elementare.
Të paktën një e katërta e buxhetit të qeverisë së Egjiptit lidhet me suficitin e produkteve ushqimore dhe lëndëve djegëse.