20 Prill 2024

Egjipti po shqyrton njohjen e Kosovës

Tiranë, 12 prill - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës Arabe të Egjiptit për Çështjet Evropiane, Ahmed Amin Fathallah, deklaroi dje në Tiranë se vendi i tij po merr hapa praktikë lidhur me njohjen e Kosovës.

Fathallah i bëri këto komente gjatë takimit me zëvendëskryeministrin, njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto.

Diplomati egjiptian foli rreth Kosovës pasi ministri Haxhinasto i kërkoi atij që Kajro zyrtare të rishikojë çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, veçanërisht pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe rezolutës së miratuar për Kosovën në Asamblenë e OKB-së.

“Ne po ndërmarrim disa masa praktike, kemi opinionin këshillimor të Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë dhe do të finalizojmë pozicionin tonë, pasi të zhvillojmë edhe disa konsultime me Bashkimin Evropian”, tha Fathallah gjatë vizitës në Tiranë, njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)