Egjipti përfshihet nga protestat
Kajro, 30 qershor - Protesta masive të ndara u zhvilluan në Egjipt nga mbështetësit dhe kundërshtarët e presidetit Muhamed Morsi, teksa nga përleshjet mes palëve humbën jetën të paktën katër persona dhe mbi 100 mbetën të plagosur.
Mbështetësit e Morsit u mblodhën para xhamisë Rabia al-Adawiya në Kajro. Ata e cilësuan Morsin si president legjitim dhe kundërshtuan thirrjet e opozitës e aktivistëve për largimin e tij. Shumica e protestuesve i përkisnin Vëllazërisë Myslimane.
Ndërsa kundërshtarët e Morsit u mblodhën në sheshin Tahrir duke i bërë thirrje këtij të fundit të jepte dorëheqjen.