Egjipt, mbi 90 për qind e votuesve mbështesin kushtetutën e re
Kajro, 17 janar - Mbi 90 për qind e egjiptianëve votuan pro projektkushtetutës së re të vendit në një referendum.
Numërimi i votave të referendumit për projektkushtetutën e re të Egjiptit, filloi pasi qendrat e votimit në të gjithë vendin u mbyllën të mërkurën në mbrëmje, sipas një deklarate të Komisionit Qendror Zgjedhor.
Kushtetuta do të miratohet nëse merr miratimin e mbi 50 për qind të votave. Rezultati i referendumit është planifikuar të shpallet brenda 72 orëve.