13 Janar 2025

Egjipt, arrestohet ish-kryeministri i regjimit Morsi

Kajro, 25 dhjetor - Policia egjiptiane arrestoi ish-kryeministrin Hesham Qandil, i cili ka shërbyer gjatë regjimit të presidentit islamist Morsi, duke zbatuar një vendim të gjykatës që e dënon atë një vit, njofton agjencia e lajmeve Mena.

Në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme thuhet se Qandil u arrestua ndërsa përpiqej të largohej drejt Sudanit, i shoqëruar nga një trafikant.

Ai akuzohet për moszbatimin e vendimit të gjykatës për anulimin e privatizimit të kompanisë \"Tanta Linen\".

Gjykata e kishte dënuar ish-kryeministrin me një vit heqje lirie në muajin prill dhe vendimi hyri në fuqi në shtator.

Gjykimi i Qandil lidhet dhe me një tjetër proces të vitit 2011, ku i kërkohej qeverisë riblerja e kompanisë \"Tanta Linen\" nga investitori që e kishte blerë në 2005.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)