Egjipt, 5 vjet burg për ata që përkrahin protestat
Kajro, 27 dhjetor - Agjencia egjiptiane e Lajmeve citoi të enjten zëdhënësin e Ministrisë së Brendshme se qeveria kalimtare e Egjiptit ka vendosur të dënojë me 5 vjet burg ata të cilët marrin pjesë dhe përkrahin protestat e Vëllazërisë Myslimane.
Ndërkohë, për personat që kryesojnë organe të ndryshme të Vëllazërisë Myslimanë ose i japin kësaj organizate fonde dhe informata, do të dënohen me punë të detyrueshme.
Ministria e Brendshme e Egjiptit bëri të ditur se ky vendim është miratuar në përputhje me dispozitat përkatëse mbi grupet terroriste të nenit 86 të Kodit Penal.