12 Janar 2025

Egjipt, 26 të vdekur, mbi 850 të plagosur

Kajro, 6 korrik - Të paktën 26 persona kanë vdekur dhe mbi 850 të tjerë janë plagosur në aktet e dhunës të verifikuara të premten në Egjipt, bën të ditur media shtetërore.

Së shpejti pritet të shpallet zyrtarisht vendosja e shtetrrethimit. Zëra të pakonfirmuar sugjerojnë se forcat e armatosura do të shpërndajnë një komunikatë, në të cilën mund të vendosin shtetrrethimin për të reduktuar dhunën në të gjithë vendin.

Përkrahës dhe kundërshtarë të ish-presidentit të Egjiptit u përleshën mes tyre, disa orë pas vrasjes së tre protestuesve nga ushtria.

Përleshjet nisën, pasi një grup i madh i përkrahësve të Mohamed Morsit mbushën urën “6 tetori” mbi lumin Nil, duke iu drejtuar sheshit Tahrir, ku ishin mbledhur kundërshtarët e ish-presidentit të Egjiptit. Grupet rivale përdorën, fishekzjarret, gurët, shkopinjtë dhe shishet.

Më herët, Mohamed Badie, kreu i “Vllazërisë Muslimane”, u tha dhjetra mijëra përkrahësve të Morsit, jashtë xhamisë Raba al Adauija, se protestat do të vazhdojnë deri sa Morsi të rikthehet sërish në krye të vendit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)