11 Janar 2025

Edita Tahiri qëndroi në një vizitë zyrtare në Turqi

Ankara, 26 mars - Meftesën e Prefektit të qytetit Eskishehi në Turqi, Dr. Kadir Koçdemir,  zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri e shoqëruar nga ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhilar, zëvendësministri i Kulturës, Hajdin Abazi, ambasadori i Kosovës në Turqi, Avni Spahiu, e të tjerë, morën pjesë në ceremoninë e shpalljes së Eskishehirit, kryeqytet kulturor i botës turke nga UNESCO.

Në këtë ceremoni morën pjesë kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan,  përfaqësues tjerë të lartë shtetëror të këtij vendi si dhe nga vendet tjera duke përfshirë Azerbajxhanin, Tataristanin, Kazakistanin, etj.  

Në kuadër të kësaj ceremonie, zëvendëskryeministrja Tahiri zhvilloi një bisedë me kryeministrin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, të cilit i shprehu falënderimet për gjithë mbështetjen që po e jep Turqia për Kosovën, si dhe gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në të ardhmen. Kryeministri i Turqisë,  Erdoğan me këtë rast rikonfirmoi përkrahjen e vazhdueshme për shtetin e Kosovës. 

Zëvendëskryeministrja Tahiri po ashtu u takua me ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Tataristanit, Ayrat Sibagatullin, si dhe me delegacionet e Azerbajxhanit, Kirgizistanit dhe Kazakistanit, me të cilët bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit bilateral në fushat e interesit të përbashkët.

Gjatë qëndrimit në Eskishehir, zëvendëskryeministrja Tahiri vizitoi Universitetin e Anadollit me ç’rast u prit nga rektori i tij Prof. Dr. Davut Aydin, si dhe zhvilloi një takim të gjatë me dekanët dhe profesorët e këtij universiteti me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në fushën akademike. 

Zëvendëskryeministrja Tahiri mbajti një ligjëratë në Universitetin e Anadollit me temën “Roli i kulturës  në ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes popujve dhe shteteve”,  ku një pjesë të ligjëratës ia kushtoi progresit dhe sfidave të shtetit të Kosovës.

Pjesëmarrës në këtë ligjëratë ishin studentët dhe profesorët si dhe përfaqësues të mediave vendore e ndërkombëtare. Po ashtu, zëvendëskryeministrja Tahiri zhvilloi një takim me studentët e Kosovës që studiojnë në këtë universitet.

Për nder të delegacionit të Republikës së Kosovës, kryetari i Odës Ekonomike në Eskishehir,  Harun Karaca, shtroi një darkë pune gjatë së cilës zëvendëskryeministrja Tahiri diskutoi për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve në Kosovë nga ana e biznesmenëve të këtij qytetit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)