Edhe sot vazhdon takimi Thaçi-Daciq
Bruksel, 22 maj - Takimi ndërmjet kryeministrave të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të Serbisë, Ivica Dacic, i cili për temë ka pa planin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit, vazhdon edhe sot. Takimi pritet të vazhdojë në orën 11:00.
Baronesha Ashton, dje paraprakisht ka takuar Dacicin dhe pastaj Thaçin, kurse takimi trepalësh në mes të shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, dhe kryeministrave të Kosovës e të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic, ka filluar pasdite.
Pas këtij takimi, Thaçi është shprehur optimist se bisedimet e të mërkurës do të përfundojnë me dakordim në mes të palëve.
Ka qenë një takim, për të cilin besoj se të mërkurën me marrëveshjen për implementimin e marrëveshjes së muajit të kaluar. Besoj se nuk do të humbim kohë. Jemi të vendosur që të arrijmë marrëveshje dhe të fillojmë zbatimin në terren. Definitivisht, kjo marrëveshje do të shënojë një hap përpara për normalizimin e marrëdhënieve tona dhe perspektivën evropiane të vendeve dhe popujve tanë, ka theksuar ai, transmeton RTK.
Homologu i tij serb, Ivica Dacic, nuk është prononcuar për gazetarët.