Edhe sot vazhdojnë bisedimet Kosovë - Serbi
Bruksel, 7 qershor - Ekipet e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë vazhdojnë edhe sot bisedimet në Bruksel për planin e zbatimit të Marrëveshjes së 19 prillit.
Temë kryesore është zgjidhja e çështjes së policisë dhe të gjyqësisë në kuadër të asociacionit të ardhshëm të komunave serbe - të paraparë me marrëveshje.
Bisedimet pritet të përfshijnë edhe çështjet e energjisë dhe të telekomunikacionit.
Ato janë zhvilluar edhe gjatë dy ditëve të kaluara në Bruksel, por palët nuk kanë dhënë deklarata për mediat.
Afati i fundit për gjetjen e zgjidhjeve për këto çështje, sipas planit të zbatimit, është 16 qershori.