22 Prill 2025

Edhe senati amerikan voton pro sanksioneve ndaj Rusisë

Washington, 28 korrik - Senati i Shteteve të Bashkuara ka votuar 98-2, për të imponuar sanksione të reja ndaj Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut, pavarësisht kundërshtimeve nga Shtëpia e Bardhë.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi projektligjin më herët këtë javë, gjithashtu me një shumicë dërrmuese.

Duke kaluar nëpër të dy dhomat, ajo do t'i dërgohet Presidentit Trump për t'u nënshkruar në ligj.

Por zoti Trump ka kërkuar lidhje më të ngushta me Rusinë dhe ka fuqinë për të vënë veton ndaj projektligjit, përkundër mbështetjes së tij politike.

Një veto presidenciale mund të anullohet me dy të tretat e votave në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit, ku vetëm një numër i vogël i politikanëve votuan kundër projektligjit.

Sanksionet u hartuan pjesërisht për të ndëshkuar më tej Rusinë lidhur me aneksimin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014.

Por debati mbi masat e reja ka ndodhur në sfondin e një hetimi në vazhdim, për dyshimin e ndërhyrjes ruse, në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

Trump ka mohuar në mënyrë të përsëritur ekzistencën e ndonjë përfshirjeje ruse në zgjedhje, për të ndihmuar fushatën e tij.

Por korrespondentët politikë thonë se një përpjekje për të vënë veton ndaj sanksioneve të reja, mund të ushqejë dyshimin se ai është shumë mbështetës i Kremlinit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)