Edhe Kanadaja vendos sanksione kundër Rusisë
Otava, 29 prill - Njëkohësisht me shtimin e presioneve të perëndimit kundër Moskës që kanë ardhur si rezultat i krizës në Ukrainë, edhe Kanadaja ka vendosur sanksione kundër Rusisë.
Agjencia Itartass e lajmeve njofton se kryeministri i Kanadasë Stefan Harper ditën e hënë me anë të një deklarate njoftoi për sanksionimin e 9 shtetasve rusë dhe 2 bankave ruse.
Harper në këtë deklarate ka rikujtuar se përpjekjet për të destabilizuar Ukrainën shoqërohen me pasoja.