Edhe 1.000 ditë për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit
New York, 4 prill - Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) dhe partnerët e saj në Kosovë janë duke shënuar momentin historik të 1.000 ditëve deri në fund të vitit 2015 - datën e synuar për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit (OZHM).
Duke filluar nga nesër e deri të premten 12 prill, zyrat e OKB-së në mbarë botën do të punojnë me qeveritë, shoqërinë civile dhe partnerë ndërkombëtarë për të shënuar \"Momentumit e OZHM-ve: 1.000 Ditët e Aksionit\" në mënyra të ndryshme.
\"OZHM-të janë shtytësit më të suksesshëm global kundër-varfërisë në histori,\" tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon. \"Objektivat kanë ndihmuar të përcaktimin e prioriteteve globale dhe kombëtare, kanë mobilizuar veprime, dhe për të arritur rezultate të shquara.\"
Tetë OZHM-të, që kanë një afat kohor, adresojnë varfërinë dhe urinë, arsimin, barazinë gjinore, vdekshmërinë e fëmijëve, shëndetin e nënës, luftën kundër AIDS-it, malaries dhe sëmundjeve të tjera, qëndrueshmërinë e mjedisit dhe një partneriteti global për zhvillim.
Që kur OZHM-të janë miratuar nga të gjitha shtetet anëtare të OKB-së në vitin 2000, qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe grupet e shoqërisë civile në mbarë botën kanë ndihmuar të bëhet një progres i jashtëzakonshëm për të përmirësuar jetën e njerëzve.
Kuvendi i Kosovës, me anë të një rezolute më 17 tetor 2008, miratoi Deklaratën e Mijëvjeçarit e cila konfirmon përkushtimin institucional për plotësimin e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit deri në vitin 2015, dhe u bën thirrje institucioneve qeverisëse, shoqërisë civile dhe komunitetit të biznesit të kontribuojnë në drejtim të përfshirjes së këtyre objektivave në axhendën e zhvillimit të Kosovës.