10 Janar 2025

E gjithë bota në krizë, shqiptarët janë popull i lumtur

Londër, 27 korrik - Ndërsa e gjithë vemendja e liderëve botërorë është tek kriza e Eurozonës, masat që janë marrë apo ato që do të merren “The Economist” shkruan se në përgjithësi ekonomitë e Bllkanit janë në një gjendje të mjerueshme.

Me përjashtim të kosovarëve dhe shqiptarëve të cilët janë përgjithësisht të rinj dhe më optimistë, shumica e njerëzve në Ballkan ndihen mjaft të mjerueshëm\" shkruan presitigjozja “The Economiste” në një analizë për Ballkanin.

\"Ata janë të shqetësuar për vendet e punës, kujdesin shëndetësor, të arsimit të fëmijëve të tyre dhe pensioneve. Shumica e ballkanasve ndjehen në depresion për ekonominë \" shkruan presitigjozja britanike.

Duke bërë një analizë për secilën nga shtetet “The Economist” thotë se përvec Shqipërisë vendet e tjera si Bosnja, Kroacia , Bullgaria Maqedonia kanë pasur një rritje modeste.

Problemi kryesor mbeten vendet e punës. Sa i përket Shqipërisë “The Economist” thotë se ekonomia shqiptare është shumë e ekspozuar nga kriza e vendit fqinj, Greqisë pasi rreth dy të tretat e emigrantëve në shtetin helen janë nga Shqipëria, e ndërsa reminitancat kanë ardhur duke u ulur.

Ndër të tjera”The Economist” thekson se e ardhmja ekonomike e Ballkanit varet shumë mbi fatin e zonës euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)