Dy rajonet lindore të Ukrainës shpallin pavarësinë
Donetsk, 13 maj - Aktivistët prorusë në rajonet Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës kanë shpallur pavarësinë pas referendumit të zhvilluar në të dy rajonet të dielën.
Denis Pushilin është bashkëkryetar i së vetëshpallurës Republikë Popullore e Donetskut:
\"Duke u mbështetur në vullnetin e popullit të Republikës Popullore të Donetskut dhe duke kërkuar rivendosjen e drejtësisë historike, ne i kërkojmë Federatës Ruse të shqyrtojë përfshirjen e Republikës Popullore të Donetskut në Federatën Ruse.\"