Dy luftanije ruse futen në ngushticën e Dardaneleve
Stamboll, 4 mars - Pas zhvillimeve të fundit në Ukrainë, 2 luftanije ruse para disa minutash kanë hyrë në ngushticën e Dardaneleve në Turqi.
Këto dy luftanije të cilat shoqërohen nga dy anije të gardës bregdetare turke, kanë kaluar ngushticën e Dardaneleve dhe kanë hyrë në Detin e zi. Sipas mediave, edhe dy luftanije amerikane që ishin ankoruar në brigjet e Greqisë, do të kalojnë nesër në ngushticën e Dardaneleve, për tu futur në Detin e zi.