09 Janar 2025

Dunford konfirmon angazhimin e SHBA-së në NATO

Washington, 24 shkurt - Kreu i shefave të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-së është zyrtari i fundit i lartë i administratës Trump që përpiqet të lehtësojë shqetësimet rreth angazhimit amerikan në NATO.

Gjenerali Joseph Dunford tha se ushtria amerikane është e gatshme të ndihmojë NATO-n, në çdo sfidë në fushën e sigurisë.

\"Nuk mendoj se ka ndonjë problem me angazhimin tonë në NATO, por me rëndësi janë mesazhet e dhëna, që duhen parë me kujdes. Ne mbetemi të angazhuar në NATO\", tha gjenerali Dunford.

Komentet e tij u bënë pas paralajmërimeve të fundit të administratës Trump, se Europa duhet të kontribuojë më shumë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Aktualisht, Uashingtoni siguron 70% të shpenzimeve të NATO-s.

Ndërkohë gjenerali Dunford tha që Shefat e Shtabit të Përgjithshëm po punojnë për t\'i ofruar presidentit Trump mundësi lidhur me nivelin e trupave në Siri.

Administrata Trump përballet me kërkesën për shtimin e trupave në luftën kundër Shtetit Islamik. SHBA-ja ka 6 mijë trupa ushtarake në Siri dhe Irak, roli i të cilave është mbështetës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)