10 Janar 2025

Duhet një "Ahtisari Plus" që Spanja të njohë Kosovën

Madrid, 3 maj - Eksperti spanjoll i marrëdhënieve ndërkombëtare nga Instituti ELCANO në Madrid, Ignacio Molina në një intervistë për Radio Kosovën u shpreh se duhet diçka e re, si Ahtisari Plus, për ta bindur diplomacinë spanjolle që të ndryshojë qëndrim për njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Sipas tij arsyeja e vërtetë që Spanja nuk a ka njohur Republikën e Kosovës që nga viti 2008, është kombinim i të paktën dy faktorëve të ndryshëm. Në njërën anë, kemi problemet e brendshme të Spanjës, në veçanti problemet me baskët dhe Kataloninë, të cilat gjithnjë zënë vend të lartë në agjendën politike të Spanjës.

"Periudha gjatë viteve 2003-2008 ka qenë mjaft e ndjeshme për Spanjën, lidhur me baskët dhe Kataloninë, dhe në kohën kur Kosova shpalli Pavarësinë më 2008, kjo ka qenë shumë e ndjeshme për Spanjën. Prandaj, Spanja është e ndjeshme ndaj çdo shpalljeje të pavarësisë kudo në botë, e sidomos nëse ajo është shpallje e njëanshme."

"Politika e jashtme e Spanjës duhet të jetë e pavarur nga zhvillimet e brendshme, por ja që nuk është e tillë. Për diplomatët spanjollë politika e jashtme varet shumë nga zhvillimet e brendshme", është shprehur ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)