21 Dhjetor 2024

Droni pa pilot shpërthen në Kremlin

Moskë, 3 maj - Autoritetet ruse akuzuan Ukrainën këtë të mërkurë për ndërmarjen e një sulmi me dron në Kremlin me qëllim eleminimin fizik të presidentit rus, Vladimir Putin.

Sipas Kremlinit dy dronë ukrainas u rrëzuan gjatë natës mbi ndërtesën rezidenciale ku qëndron Putin. Në lidhje me pretendimet Rusia ka publikuar dhe momenti kur dronët shkatërrohen dhe shpërthejnë mbi ndërtesën qeveriare në Moskë.

Ukraina i ka mohuar këto akuza, duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me sulmin me dronë. Kremlini nuk paraqiti asnjë dëshmi për incidentin dhe në deklaratën e publikuar nuk u dhanë shumë detaje.

Kremlini e cilësoi sulmin e pretenduar një “akt terrorist” dhe tha se forcat ushtarake dhe të sigurisë ruse i ndaluan dronët përpara se të kryhej sulmi.

Në një deklaratë të transmetuar nga agjencitë shtetërore ruse të lajmeve, Kremlini tha se nuk pati viktima.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i tha agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, RIA Novosti, se Putini nuk ishte në Kremlin në atë kohë dhe po punonte nga rezidenca e tij në Novo-Ogaryovo.

Kremlini shtoi se Putini është i sigurt dhe se agjenda e tij mbetet e pandryshuar.

Agjencia ruse e lajmeve, Tass, shkruan se në këtë deklaratë thuhet se Kremlini e konsideron këtë ngjarje si një përpjekje të qëllimshme për ta vrarë Putinin përpara Ditës së Fitores që Rusia e feston më 9 maj.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)