Drecun: Vizita e Kuçit në Beograd e parealizueshme
Beograd, 9 qershor - Zyrtarët serbë nuk dinë asgjë për vizitën e mundshme të delegacionit të Qeverisë së Kosovës në Beograd.
Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun i ka thënë gazetës Politike se diçka e tillë nuk është e paraparë në fazën e bisedimeve, kurse këshilltari i presidentit të Serbisë, Marko Gjuric thotë se lidhur me këtë nuk kanë kurrfarë njohurie.
Diçka e tillë sigurisht se do të ishte e mundur tek atëherë kur do të vinte deri te bisedimet e drejtpërdrejta pa ndërmjetësimin e Brukselit, por aktualisht për këtë nuk është duke u menduar, ka thënë Drecun.
Ky reagim nga Beogradi vjen pas paralajmërimit të gazetës Tribuna se është e mundur që një delegacion i udhëhequr nga zv/kryeministri Kuçi të vizitojë Beogradin.