Drecun: Serbët në zgjedhjet në Kosovë me një listë
Beograd, 20 korrik - Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, ka deklaruar sot se në zgjedhjet lokale në Kosovë më 3 Nëntor, duhet të marrë pjesë një listë e përbashkët serbe, e cila do të mbështetej nga Beogradi.
Kjo do ti jepte fuqi Bashkësisë së ardhshme të komunave serbe dhe do ta zvogëlonte mundësinë që Prishtina të ketë ndikim në këtë bashkësi, tha Drecun në Televizionin e Serbisë.
Mëtutje, ai ka theksuar se në takimin e djeshëm të kreut shtetëror të Serbisë, të kryesuar nga presidenti Tomisllav Nikolliq, dhe të serbëve të pjesës veriore të Kosovës, nuk ka vërejtur strategji dalëse te kundërshtarët e pjesëmarrjes në zgjedhje.
Jam i befasuar në masë të madhe se tek ata, të cilët ishin kundër, nuk e kam parë një strategji dalëse, çka pas zgjedhjeve dhe Drecun, që është deputet në Kuvendin e Serbisë, dhe shtoi se me pranimin e Marrëveshjes së Brukselit, Serbia ka pranuar edhe pjesëmarrjen në zgjedhje.
Mëtutje, ai ka shfaqur shpresën se kundërshtarët e pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale më 3 Nëntor në Kosovë, do ta ndryshojnë qëndrimin, pasi sipas tij, kemi të bëjmë jo vetëm me mbijetesën e serbëve në Kosovë, por edhe me prosperitetin e popullit serb.