12 Janar 2025

Drecun pret vështirësi në zbatimin e marrëveshjes

Beograd, 16 gusht - Kryetari Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun thotë se pret vështirësi në periudhën e ardhshme në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit. Drecum për këtë i sheh dy shkaqe.

”Para nesh janë marrëveshjet e reja të Brukselit me tema të reja, para së gjitha ato të pasurisë. Arsye tjetër është se Prishtina, shumë më mirë se sa dikush tjetër në Serbi, e ka kuptuar se sa se e rrezikshme është bashkësia e komunave serbe për Prishtinën dhe sa ka rëndë strategjike e ç’shtyllë themeli është ajo për politikën tonë shtetërore në periudhën ardhshme”, ka thënë Drecun.

A ka theksuar se beson se do të arrihet marrëveshja që serbët të dalin në zgjedhje më 3 nëntor.

”Mendoj se koha po ecën shpejt. Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme jo vetëm për ekzistimin dhe he prosperitetin e popullit serb në Kosovë por edhe për ruajtjen e integritetit tonë territorial, përkatësisht interesat e Serbisë në Kosovë”, ka thënë Drecun raporton RTS.

Sipas tij, disa hulumtime thonë se në zgjedhje do të dalin rreth 18, 19 për qind e serbëve në Kosovë.

Sipas RTS, Drecun ka theksuar se listë unike nuk do të thotë që të gjitha subjektet politike serbe në Kosovë të jenë në atë listë. Por, siç ka deklaruar ai lista unike ka katër qëllime: të dëshmojë unitetin e politikës shtetërore, të dërgojë mesazh te serbët dhe t’i inkurajojë ata për të dalë në zgjedhje, të margjinalizojë dhe të zvogëlojë kapacitetin e Prishtinës për të shfrytëzuar a përçarjen dhe të mundësojë lidhjen e asociacionit me Beogradin. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)