11 Janar 2025

Drecun: Pas monumentit të UÇPMB-së, qëndrojnë Berisha dhe Thaçi

Beograd, 13 janar - Kryetari i Komitetit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Millovan Drecun ka thënë sot se pas situatës së krijuar në  jug të Serbisë  rreth monumentit të ushtarëve të rënë në UÇPMB, qëndrojë qeveria e Tiranës dhe Prishtinës.” shkruajnë mediat serbe, citon agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

“Tirana në marrëveshje me Prishtinën dëshiron të shkaktojë destabilizimin e Serbisë jugore. Ata duan destabilizimin e zonës dhe demilitarizimin, duke larguar  xhandarmërinë serbe nga jugu i shtetit”,- ka deklaruar Drecun, sipas të cilit dje ish-shefi i shërbimit sekret të Kosovës, Kadri Vesli paska zhvilluar disa takime me krerët e luginës së Preshevës.

“Memoriali është ngritur vetëm për qëllime të shkaktojë destabilizimin e zonës dhe bllokimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës pas të cilit planë qëndrojnë Tirana dhe Prishtina”,- tha Drecun.

Për fund kryetari i Komitetit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Millovan Drecun  ka pohuar se “Heqja e monumentit nuk duhet të shkatërrohet me  forcë. Ai nuk  duhet rrëzuar, por atë duhet mënjanuar, duke e vendosur në një vend tjetër.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)