12 Janar 2025

Drecun: Mund të ndryshohet emri i iniciativës serbe

Beograd, 11 shtator - Milovan Drecun, Kryetari i Këshillit për Kosovën në parlamentin serb,  ka thënë sot se pret që problemi i emrit të iniciativës serbe për zgjedhjet lokale në Kosovë të zgjidhet përmes një kompromisi.

“Në vend të termit ‘Srbija’ mesiguri se do të jetë “lista serbe” apo diçka e ngjajshme”, ka thënë Drecun për televizionin publik serb.

Ai e ka pranuar se emërtimi i iniciativës serbe garuese në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë është problemi më i madh, megjithëse ai pret që kjo të zgjidhet sespse siç ka thënë ai do të ishte shumë më keq që Komisioni Qëndror Zgjedhor të mos e certifikojë këtë listë të kandidatëve serbë.

Ai ka thënë se Prishtina ka dërguar sinjale të qarta se KQZ e Kosovës nuk do e certifikojë inicitiavën serbe sepse kërkon që termi Serbi të mos përmendet në listën serbe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)