Drecun e quan provokim deklaratën e ambasadorit gjerman
Beograd, 24 janar - Ndaj deklaratës së Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Hajnc Vilhelm, ka reaguar kryetari i Këshillit për Kosovën i Kuvendit të Serbisë, Milovan Drecun.
Ai ka thënë se deklarata e ambasadorit gjerman se gjatë dialogut duhet biseduar edhe për anëtarësimin e Kosovës në KB, është provokim i qëllimshëm.
Nëse vazhdohet me kushte të tilla dhe pothuaj me diktat siç është anëtarësimi i Kosovës në KB, nuk shoh perspektivë evropiane të Serbisë porse po shkojmë në një problem më të madh në Shqipërinë e madhe, ka thënë Drecun.
Sipas tij, deklarata e tilla shtojnë numrin e qytetarëve që kundërshtojnë hyrjen e Serbisë në BE.