10 Janar 2025

Draskoviç: Shtrëngimi i duarve akt civilizues

Beograd, 9 korrik - Lideri i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe, Vuk Draskoviç ka deklaruar se shtrëngimi i duarve ndërmjet ish presidentit të Serbisë, Boris Tadiç dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë një akt njerëzor dhe civilizues dhe se është i turpshëm çdo gjykim i një veprimi të tillë.

“Për t`i pëlqyer Këshillit Kombëtar serb të Kosovës dhe Metohisë dhe shumë të tjerëve në Serbi, dje në Dubrovnik, Boris Tadiç duhej të  godiste Hashim Thaçin, e jo të shtrëngonte duart me të”, ka thënë Draskoviç për agjencinë Beta.

Draskoviç ka vlerësuar se gjykimet e një akti të tillë janë dashakeqe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)