17 Maj 2024

Draskovic: Serbia është dënuar me humbjen e Kosovës

Beograd, 24 tetor - Vuk Draskovic Kryetari i Lëvizjes Serbe të Ripërtëritjes, ka deklaruar se në botë vlen parimi sipas të cilit humbja e territorit është dënimi për luftën e humbur dhe se Serbia është dënuar me humbjen e Kosovës pas humbjes së luftës kundër NATO-së, ka raportuar gazeta serbe Blic.

Draskovic në një takim të organizuar nga Këshilli për të drejtat e njeriut i Helsinkut, ka përmendur shembullin e Hungarisë, territori i së cilës është përgjysmuar pas Luftës së Parë Botërore si dhe Gjermaninë dhe Japoninë, të cilat kanë humbur territore pas Luftës së Dytë Botërore, duke theksuar se të gjithë kufijtë e rinj janë vendosur në favor të fituesit, dhe kjo vlen edhe sot.

“Nga humbja e luftës burojnë aktgjykimet sipas të cilave i humburi nuk ka të drejtë ankese. Serbia më 1999 ka bërë luftë kundër NATO-së, është shpallur fajtore për këtë luftë të humbur. Ka pasuar aktgjykimi sipas Marrëveshjes së Kumanovës, aktit për kapitullim sipas të cilit Serbia ka pranuar që si i humbës të tërhiqet nga territori i Kosovës në tërësi.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)