11 Janar 2025

Draskovic: Kosova e humbur, nënshkruajeni marrëveshjen

Beograd, 4 prill - Ish-ministri i Jashtëm serb, njëherësh lider i SPO-së, Vuk Draskovic, ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjes me Kosovën nuk do të jetë fatkeqësi për Serbinë, pasi Kosova tashmë prej kohësh është e humbur për Serbinë.

Draskovic në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”, seksionin në gjuhën serbe, ka thënë se nëse vendoset të mos nënshkruhet marrëveshja, atëherë Serbisë do t’i mbyllen dyert, e kjo do të jetë një fatkeqësi e madhe për vendin, transmeton “Epoka e re”.

Ai ka thënë se askush nga lidershipi aktual nuk është fajtor për këtë, pasi Kosova është e pavarur dhe e njohur nga rreth gjysma e shteteve anëtare të OKB-së

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)