Drashkoviq: Të bëhet marrëshja me Kosovën
Beograd, 8 prill - Lideri i SPO-së, Vuk Drashkoviq thotë se duhet të nënshkruhet marrëveshja me Prishtinën, vetëm nëse BE-ja garanton të gjitha të drejtat për popullin serb në Kosovë që parashihen gjithashtu edhe në Planin e Ahtisaarit.
Druhem se refuzimi i ofertës së Brukselit, e cila nuk është aspak katastrofike, do ti lihen duart e lira Prishtinës që të heq dorë nga respektimi i Planit të Ahtisaarit, ka thënë Drashkoviq pas takimit me kryeministrin serb, Ivica Daçiq.
ORAinfo shkruan se, ai ka thënë se nuk bëhet fjalë për zgjedhjen ndërmjet dy të këqijave, por për atë që është e mundshme, kurse sipas tij, kjo është garantimi i të drejtave dhe mbrojtjes së popullit serb në Kosovë.