11 Janar 2025

Drashkoviq: Popullit i fshihet e vërteta për Kosovën

Beograd, 10 dhejtor - Kryetari i Lëvizjes për Ripërtritjen Serbe, Vuk Drashkoviq, ka deklaruar sot se popullit në Serbi duhet kumtuar të vërtetën për Kosovën dhe se statusi i Kosovës është \"çështje e mbyllur\".

\"Me rezolutën 1244\">1244, anekset e Rambujesë dhe anekset e tjera që fshihen, shqiptarët e Kosovës e kanë fituar të drejtën për shkëputje dhe vetëvendosje dhe, sipas tekstit të rezolutës 1244\">1244, këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar\", i tha Drashkoviq televizionit B92.

Ai ka vlerësuar se raportet e mira ndërmjet Beogradit e Prishtinës janë në interesin më të mirë për popullin serb në Kosovë.

\"Ne nuk jemi të detyruar ta njohim pavarësinë e Kosovës dhe nuk do ta dërgojmë ambasadorin në Prishtinë, por të gjitha marrëdhëniet e tjera, duhet t’i normalizojmë\", vijoi Drashkoviq.

Më tej ai theksoi se nga populli po fshihet e vërteta, para se gjithash për rezolutën 1244\">1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me të cilën, në vitin 1999, Serbisë i është marrë secili aspekt i sovranitetit ndaj Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)