Drashkoviq fton serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje
Beograd, 7 dhjetor - Lideri i Lëvizjes Serbe për Ripërtëritje, Vuk Drashkoviq, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet e 12 dhjetorit të organizuara nga institucionet e Kosovës.
Në një intervistë për emisionin `Jeta në Kosovë`, Drashkoviq ka thënë se e vetmja formë që serbët e Kosovës të dalin nga izolimi është pjesëmarrja në zgjedhjet e 12 dhjetorit.
Duke e vlerësuar qëndrimin jo shumë të qartë të institucioneve të Serbisë për sa i përket pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhjet e Kosovës, Drashkoviq ka thënë se Beogradi për dallim prej herëve të tjera, është duke përdorur një gjuhë më diplomatike kësaj radhe.
Sipas tij, nëpërmjet kësaj gjuhe, Beogradi në njëfarë forme i fton ata të mos marrin pjesë në zgjedhje.