Drashkoviç: Serbia duhet të heqë dorë nga Rezoluta 1244
Beograd, 3 janar - Kryetari i Lëvizjes së Përtëritjes Serbe, Vuk Draskoviç ka deklaruar se është e vështirë që Serbia të marrë statusin e kandidatit me fushatën e organizuar kundër BE-se dhe me parullat se nuk dëshiron ta ndryshojnë politikën humbëse për Kosovën.
\"Madje edhe nëse merret statusi i kandidatit, kjo do të ishte si mëshirë nga BE\", ka thënë Drashkoviç ndërsa ka shtuar se Serbia duhet të heqë dorë nga Rezoluta 1244 dhe duhet të merret me pjesën jostatutore të Planit të Ahtisaarit dhe si njërën nga mundësitë më të mira dhe më reale.
Kjo pjesë e planit pa njohjen formale të pavarësisë së Kosovës duhet propozuar si bazë të dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës me ndërmjetësim të BE\", ka thënë Drashkoviç.