23 Dhjetor 2024

Drashkoviç: Bisedimet duhet të jenë të shpejta dhe të sinqerta

Prishtinë, 3 dhjetor - Lideri i Lëvizjes së Ripërtritjes Serbe, Vuk Drashkoviç ka vlerësuar se bisedimet e ardhshme ndërmjet Beogradit e Prishtinës duhet të jenë të shpejta dhe të sinqerta dhe se nuk do të guxonte të përsëritej strategjia e gabuar shtetërore për Kosovën në dhjetë vitet e fundit.

Drashkoviç ka thënë për mediat serbe se “me pakënaqësi” i dëgjon paralajmërimet për këto bisedime pasi fitohet përshtypja se dikush në Serbi planifikon që dialogun me Prishtinën ta paraqes si dialogun e parë dhe negociatat e para, të cilat në fund, duhet të përfundojnë me njëfarë bisede për status.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)