09 Janar 2025

Dorëhiqet këshilltari për sigurinë kombëtare i Trump

Washington, 14 shkurt - Këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit të SHBA-ve, Michael Flynn ka dhënë dorëheqjen nga ky post.

Funksionari i lartë i Trump u akuzua se ka gënjyer për telefonatat me ambasadorin rus, ku siç raportohet, kanë diskutuar për heqjen e sanksioneve të SHBA-së ndaj Rusisë.

Ish-këshilltari Flynn, ka paraqitur dorëheqjen e tij bashkë me një letër, ku shpjegon arsyet e dorëheqjes. Ai ka pranuar se nuk i ka raportuar të gjitha bisedimet me ambasadorin rus, te presidenti dhe zv./presidenti amerikan dhe ka kërkuar falje për këtë.

Gjithashtu në letër Flyn thotë se ndihet i nderuar që i ka shërbyer vendit dhe që ka qenë pjesë e administratës së Trump, i cili në vetëm 3 javë e ka orientuar politikën e jashtëme amerikane, në mënyrë themelore drejt rivendosjes së pozitës udhëheqëse të Amerikës në botë.

Michael Flynn e mbyll letrën e tij të dorëheqjes duke theksuar se presidenti Trump dhe administrata e tij do të hyjnë në histori si një nga presidencat më të mëdha të SHBA-së dhe do t’ia dalë ta bëjë Amerikën të madhe sërish.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)