Donald Trump dha betimin si president i 45-të i SHBA-ve
Washington, 20 janar - Në një ceremoni madhështore që është mbajtur në Washington, Donald Trump është betuar si president i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) përpara 900 mijë të pranishëmve në Capitol Hill.
Gjatë ceremonisë, administrata e re dha betimin, presidenti Trump vazhdoi me fjalimin për mandatin e tij 4 vjeçar dhe do të vazhdojë me paradë deri tek Shtëpia e Bardhë.
Ne qytetarët e Amerikës jemi bashkuar në një përpjekje kombëtare për të rindërtuar vendin tonë. Jemi këtu për të plotësuar premtimet që u kemi bërë amerikanëve. Ne jemi një komb dhe ëndrrat e qytetarëve janë ëndrrat tona dhe suksesi i tyre do të jetë suksesi ynë. Betimi që unë bëra sot është një betim për besnikëri ndaj amerikanëve për shumë dekada.\"
\"Ne kemi mbështetur industrinë e huaj në kurriz të asaj amerikane, kemi ndihmuar ushtritë e huaja në kurriz të ushtrisë tonë, kemi mbrojtur kufijtë e të tjerëve në kurriz të kufijve tanë. Kemi bërë të pasura vendet e tjera, ndërsa fuqia e vendit tonë është zhdukur në horizont.\"
\"Do të ketë një Amerikë të parën kudo. Çdo vendim për emigracionin dhe çështjet e huaja do të merret në të mirë të amerikanëve dhe ne do të mbrojmë vendin tonë nga ndërhyrjet e vendeve të tjera. Kjo do të na çojë drejt prosperitetit dhe një fuqie më të madhe. Nuk do tju zhgënjej asnjëherë, ka thënë Trump.
Presidenti Trump dhe zv.presidenti Mike Pence marrin zyrtarisht çelësat e Shtëpisë së Bardhë për të drejtuar kështu Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 4 vitet e ardhshme si presidenti i 45-të në historinë e vendit, pas ceremonisë së nisur nën prezantimin e shefit amerikan të Drejtësisë, John Roberts.