Dominique Strauss-Kahn sërish i dyshuar për përdhunim
Paris, 22 maj - Prokuroria e qytetit francez Lille është duke hetuar përfshirjen e mundshme të ish- Kreut të FMN-së Strauss-Kahn në një përdhunim në grup.
Strauss-Kahn dyshohet të jetë përfshirë në një orgji seksuale në një nga hotelet e Uashingtonit në dhjetor të vitit 2010.
Hetimi bazohet në dëshmitë e dy prostitutave belge që kanë marrë pjesë në atë orgji, njëra prej të cilave pohon se Strauss-Kahn e ka përdhunuar atë.