06 Maj 2024

Dodik: Serbia të kërkojë që veriu t`i bashkohet

Beograd, 30 shtator - Presidenti i Republikës Serbe të Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, ka thënë se përgjigja serbe për situatën në veriun e Kosovës duhet të jetë më energjike dhe se Serbia duhet të dalë me kërkesën që veriu i Kosovës t`i bashkohet Serbisë.

Dodik ka thënë se Serbia me këtë kërkesë duhet të kushtëzojë çfarëdo lëvizje të mëtejshme të Bashkimit Europian dhe se në situatën e ndarjes eventuale të veriut, enklavat serbe në pjesët tjera të Kosovës duhet të kenë mbrojtje sipas standardeve ndërkombëtare, përfshirë edhe manastiret serbe.

 Në një intervistë televizive, ai ka thënë se nëse nuk ka mirëkuptim të Perëndimit për kërkesën e Serbisë, atëherë Serbia duhet t`u kthehet shteteve të tjera aleate në botë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)