12 Janar 2025

Dodik: Nuk ka Kosovë multietnike, veriu t’i takojë Serbisë

Beograd, 14 maj - Kryetari i Republika Sërpska, Milorad Dodik ka deklaruar se nuk është ai personi që vendos për çështjen e Kosovës, por i ka këshilluar serbët që në bashkëpunim me udhëheqësit e Serbisë të zgjidhin dilemat që kanë lidhur me marrëveshjen e Brukselit.

Mirëpo, Dodik ka paralajmëruar faktorin ndërkombëtar se nuk do t’ia dalin të krijojnë një Kosovë multietnike dhe se zgjidhje e vetme për veriun është që ai t’i takojë Serbisë.

“Qëndrimi im lidhur me këtë çështje është i njohur që nga fillimi, e ky është se Serbia duhet të kërkojë që veriu i Kosovës të mbetet brenda Serbisë...” , ka thënë Dodik për B92.

“Mendoj se kjo do të ishte një zgjidhje korrekte për faktorin ndërkombëtar, sepse serbët nuk do të ndjeheshin të turpëruar. Kur e arsyetonin pavarësinë e njëanshme të Kosovës, thoshin se mos durimi mes shqiptarëve dhe serbëve është aq i madh sa që nuk mund të ketë jetë të përbashkët. Çfarë u bë me atë argument tash, si mund të qëndrojnë ato katër komuna në Kosovë tani?”, potencoi Dodik.

Ai tha se e kupton mirë pozicionin e serbëve në veri, sepse edhe Republika Sërpska lufton kundër politikës integruese në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Nuk e kam ndezur zjarrin, as nuk po i shuaj emocionet, por mendoj së ndërkombëtarët na kanë nënçmuar dhe turpëruar, nuk na kanë dhënë asnjë satisfaksion dhe kam një ndjenjë të keqe”, tha Dodk, duke porositur faktorin ndërkombëtar se nuk do t’ia dalin të krijojnë Kosovën multietnike, ashtu siç nuk arritën që nga Bosnja e Hercegovina të krijojnë shtet unitar dhe të centralizuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)