Dodik: Askush se pyet Serbinë për karrigen e Kosovës në OKB
Banja Lluka, 14 shkurt - Kryetari i Republikës Sërpska (Serbe) në Bosnjë-Hercegovinë, Milorad Dodik ka vlerësuar se viti 2014 do të jetë vendimtar për rajonin, njoftojnë medie serbe.
Duke folur për Kosovën, ai ka theksuar se, atë nga dita në ditë po e njohin gjithnjë e më shumë shtete.
Në vazhdim ai ka shtuar se, askush nuk do ta pyesë Serbinë, nëse Kosova do të ketë karrige në OKB dhe se në një moment do të ketë vota sipas rregullores së punës së OKB-së.
\"Me presion të SHBA-ve Kosova do të bëhet me karrige në OKB\", ka theksuar Dodik.