13 Janar 2025

Dobruna i dorëzoi letrat kredenciale Mbretit te Holandës

Hagë, 17 tetor - Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës, Vjosa Dobruna, i dorëzoi letrat kredenciale Lartmadhërisë së tij, Willem-Alexander, Mbret i Holandës, duke u akredituar si Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë në shtetin pritës.
 
Ceremonia e dorëzimit u organizua në Pallatin Mbretëror në Hagë, në prezencën e Gardës së Nderit të Mbretërisë Holandës dhe me intonimin e himnit kombëtar të të dyja shteteve.
 
Më pas, Ambasadorja Dobruna u prit në një takim të veçantë nga Lartmadhëria e tij, Mbreti Willem-Alexander, ku i përcolli përshëndetjet e Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, duke e falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe duke shprehur dëshirën për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve.
 
Gjatë këtij takimi, Ambasadorja Dobruna e njoftoi Lartmadhërinë e tij Mbretin, Willem-Alexander, për progresin e gjithanshëm që ka bërë Republika e Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë dhe për synimin e saj, që të jetë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, NATO-s dhe organizatave tjera ndërkombëtare.

Mbretëria e Holandës ka qenë ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, ka hapur Ambasadën e saj në vendin tonë dhe ka mbrojtur ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë, si vend nikoqir i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
 
Veç kësaj, në fillim të këtij viti, Mbretëresha e Holandës, Beatrix, dekoroi flamurin e Forcës Ajrore të Mbretërisë së Holandës, me mbishkrimin “Kosova 1999”, si mirënjohje e kontributit të tyre në sulmin e NATO-së kundër forcave të Serbisë në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)