Djeliç: Kosova të mos jetë kusht për hyrjen e Serbisë në BE
Beograd, 22 shkurt - Nënkryetari i qeverisë serbe, Bozidar Djeliç, ka deklaruar se vendi i tij asnjëherë nuk do të pranojë që Kosova të bëhet kusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian.
Djeliç ka thënë se integrimi evropian i Serbisë dhe çështja e Kosovës janë dy procese të ndara.
Duke thënë se vendi i tij "ka raporte të shkëlqyera me Brukselin", zëvendëskryeministri serb ka deklaruar se politika e Serbisë është që të mbajë të ndara këto procese dhe se "Bashkimi Evropian nuk ka një qëndrim të vetëm për Kosovën".