Djelic: BE do të na kushtëzojë prapë me Kosovën
Beograd, 2 mars - Ish-zëvendëskryeministri serb për Integrimin Evropian, Bozidar Djelic, ka thënë se para Serbisë është rruga me thera drejtë Bashkimit Evropian.
Ish-zëvendëskryeministri serb për Integrimin Evropian, Bozidar Djelic, ka thënë se para Serbisë është rruga me thera drejtë Bashkimit Evropian.
Sipas tij, para verës duhet të zgjidhen çështjet e pazgjidhurame Prishtinën, në mënyrë që Komisioni Evropian të rekomandoj fillimin e negociatave për anëtarësim.
\"Para fluturimit ne duhet të përpiqemi ti zgjidhin dy çështjet e pazgjidhura me Prishtinën: telekomunikacionit dhe energjinë, sepse kështu rrumbullakohet gjithë ajo që KE e ka thënë në tetor, ka thënë Djelic për Vecernji Novosti.
Ai shton se përvoja e dhjetorit dëshmon se disa shtete mund të shtojnë kushte të reja në lidhje me Kosovën.
\"Sa më parë të deklarohen, me të zezën në të bardh, aq më mirë për ne, ka thënë Djelic.