29 Prill 2024

Djali i milionerit fiton lotarinë

Las Vegas, 11 shtator - Nuk thonë kot se paraja shkon te paraja. Trashëgimtari amerikan Brian McCarthy (25 vjeç) fitoi 107 milionë dollarë në lotarinë Mega Millions.

Djali i presidentit të zinxhirit të hoteleve Marriott, Robert McCarthy, bleu biletën fituese në një dyqan pasi kishte nxjerrë para nga një bankomat para qendrës tregtare hë Herndon në Virginia të SHBA-ve.

Gjyshja e trashëgimtarit, ishte me të në momentin kur mësoi se kishte fituar llotarinë, dhe i bëri një sanduiç me djathë për ta festuar, shkruan Daily Mail.

Fatlumi i lindur kishte fituar edhe më herët dy herë nga njëmijë dollarë në lotari.

Brian tashmë ka filluar ta shpenzojë Jackpotin. Ai ka marrë shumën prej 68.4 milionë dollarëve në vend ndërsa shumën tjetër do ta marrë me 26 këste.

Bleu një BMW M3 dhe planifikon të niset në një turne golfi nëpër Irlandë.

Ai dhuroi për shoqatat lokale humanitare 500.000 dollarë. Babai i tij fiton çdo vit 1.2 milionë dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)