12 Janar 2025

Diskutohet progresi i arritur në procesin e liberalizimit të vizave

Bruksel, 29 korrik - Sot në Bruksel është mbajtur takimi i tretë i zyrtarëve të lartë për liberalizim të vizave në mes të Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian, respektivisht Drejtoratit Gjeneral për çështje të Brendshme.

Delegacioni i Kosovës udhëhiqej nga Ministrja Çitaku dhe Ministri Rexhepi si dhe koordinatorët teknik për liberalizim të vizave nga Ministritë relevante.
 
Gjatë këtij takimi Ministrja Çitaku dhe Ministri Rexhepi informuan zyrtarët e Komisionit Evropian për progresin e arritur në të gjitha blloqet për liberalizim të vizave, me theks të veçantë i’u prezantua zbatimi i rekomandimeve të deritanishme dhe planet për javët dhe muajt në vijim.
 
Ministrja Çitaku  prezantoi të arriturat në finalizimin e kornizës ligjore dhe strategjike që ndërlidhet me këtë proces si dhe me të arriturat kryesore që institucionet e Republikës së Kosovës i kanë arritur së bashku me ata të EULEX-it, Zyrës së BE-së në Kosovë dhe partnerëve tjerë ndërkombëtarë.

Përderisa Ministri Rexhepi informoi të pranishmit për të arriturat konkrete që Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës kanë ndërmarrë deri më tani.

Dhe në fund të takimit u dakorduan për hapat e mëtutjeshëm, respektivisht misionet vlerësuese për monitorimin e zbatimit të kritereve për Liberalizim të Vizave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)