06 Janar 2025

Diskutohet faza e përfundimit te pavarësisë se mbikëqyrur

Bruksel, 20 dhjetor - Një delegacion i nivelit të lartë i Kosovës, që kryesohet nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, e në përbërje të të cilit janë edhe Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Enver Peci, Kryeprokurori, Ismet Kabashi dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, po qëndron për një vizitë pune në Bruksel. Ata sot kanë pasur një takim pune me zyrtarë të lartë të BE-së.

Në takim me Drejtorin e Drejtoratit për Menaxhim të Krizave dhe Planifikimit, Walter Stevens, është diskutuar për fazën fillestare të përfundimit të pavarësisë se mbikëqyrur, me theks të veçantë është folur për sistemin e drejtësisë, për policinë dhe segmentë të tjerë ku do të mund të fillonte zvogëlimi i prezencës së pjesëtarëve të misionit të BE-së, po ashtu është konstatuar ngritja e kapaciteteve të institucioneve vendore.

Si sfidë e veçantë në vitin që vjen është cilësuar situata në veri dhe është folur për veprimet që duhet ndërmarrë për rikthimin e normalitetit atje.

Është rënë dakord që të hartohet një plan i përbashkët me detyrat dhe obligimet konkrete që do të kenë institucionet e Kosovës dhe EULEX-i, në mënyrë që rendi dhe ligji të jenë funksional në të gjithë territorin e Kosovës, gjithashtu është konstatuar se për të gjitha çështjet ka një harmonizim ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe mekanizmave të BE-së.

Zëvendëskryeministri Kuçi ka shtruar si të domosdoshme nevojën e veprimeve konkrete në veri, si dhe ka kërkuar që të fillojë zbatimi i marrëveshjeve tashmë të arritura me Serbinë.

Për nderë të delegacionit të Kosovës, Ambasadori belg, Fanqois Dchove, sonte shtron darkë, ku të ftuar në këtë darkë janë edhe përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së, që përfaqësojnë vendet e tyre në Komitetin e Politikave dhe të Sigurisë në BE. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)