Disa shtete kërkojnë zhbërjen e strukturave të Serbisë në Kosovë
Beograd, 16 mars - Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, ka vlerësuar se është pothuajse e sigurt se disa vende do të kërkojnë zhbërjen e institucioneve të Serbisë në Kosovë, si kusht që Beogradi ta fitoj datën e negociatave për pranim në Bashkimin Evropian.
Tash për tash, nuk ka kushte të reja, të cilat Serbia duhet ti plotësoj, për ta fituar datën e fillimit të negociatave, tha Bogdanoviq dhe shoi se kuptohet se ekziston mundësi reale, pothuajse e sigurt, se disa vende kërkojnë zhbërjen e institucioneve serbe në Kosovë.
Mëtutje, zoti Bogdanoviq i tha gazetës Veçernje Novosti se të gjithë e kanë të qartë se Serbia kurrë nuk do ta pranoj pavarësinë e Kosovës.
Duke folur prë zgjedhjet lokale, ai ka theksuar se votimet në Kosovë, veçanërisht në jug të lumit Ibër, nuk mund të mbahen pa mbështetjen e misioneve ndërkombëtare dhe ka përsëritur se nuk është fshehtësi se mbajtjen e tyre e kundërshtojnë disa shtete.